Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar organizoi Konkursin e Historisë për shkollat e mesme të Tiranës. Shkollat finaliste ishin “Ismail Qemali”, “Partizani”, “Sami Frashëri” dhe “Sadik Stravileci”.
Në fjalën përshëndetëse, Dr. Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, falenderoi nxënësit, trupën pedagogjike dhe të gjithë pjesëmarrësit. Z. Koçi shprehu dëshirën e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit midis gjimnazeve dhe vetë muzeut. Ai shprehu besimin se historia, kultura dhe trashëgimia janë ura të vërteta, që ndikojnë jo vetëm në krijimin e identitetit kulturor të nxënësve, por janë edhe një pasaportë e mirë përfaqësimi kudo ku ata ndodhen.
Konkursi i Historisë në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë u fitua nga gjimnazi “Ismail Qemali”.
Urime nxënësve!!!