Sot, në Muzeun Historik Kombëtar u mbajt konferenca “Ismail Qemali, Jeta dhe Vepra”. Kjo konferencë studentore u organizua nga Departamenti i Historisë pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, Bashkinë e Tiranës dhe Digitalb.
Hapja e kësaj konference u mbajt nga Prof. Asoc. Dr. Eva Hyskaj Tafili, e cila ishte edhe moderatorja e këtij eventi. Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Sabri Laci, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi dhe Denis Dyrnjaja nga Digitalb përshëndetën përzemërsisht këtë konferencë.
Më pas, u lexuan disa ese nga studentë të ndryshëm me titull “Ismail Qemali, Jeta dhe Vepra”. Këto punime u përzgjodhën nga profesorë të Departamentit të Historisë. Disa prej kumtuesve ishin: Kiara Hoxha, Entela Aris, Eda Aga, Kevin Jasini, Ana Duda etj.
Në fund, konferenca vijoi me një vizitë në Pavijonin e Pavarësisë, ku të pranishmit panë disa artifakte të Ismail Qemalit.