Koncert në Muzeun Historik Kombëtar nga vionilistja Ina Kosturi në nder të 91-vjetorit të koncertit të parë solistik

Në nderim të violinës soliste, 91 vite nga afishja e recitalit të parë më 1926, me tingujt e Kostandin Papajorgjit më 1925 dhe partin me shënimin “Të drejtat i përkasin autorit” u mbaj koncerti me rastin e 91-vjetorit të recitalit të parë 1926-2017. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, në fjalën e tij përshëndetëse tha se: “Më vjen shumë mirë që në 91-vjetorin e parë recital në Shqipëri kemi mundësi për të patur këtu violinisten Ina Kosturi. Muzeu Historik Kombëtar është vendi i kujtesës dhe është një kënaqësi e veçantë që muzeu bën të mundur këtë aktivitet në bashkëpunim me kuartetin e harqeve dhe me violinisten Ina Kosturi për të sjellë për publikun e Tiranës këtë koncert që besoj se nuk do të jetë i vetmi. Në misionin tonë, tashmë, Muzeu Historik Kombëtar është një qendër aktivitetesh kulturore dhe e ka pjesë të funksionit të vet rivlerësimin dhe mbështetjen e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare”.

Në këtë koncert interpretuan ata që ndër vite kanë dhënë dhe japin kontribut në skenen shqiptare e jashtë saj si, Lorenc Radovani, Arian Paco, Arben Basha, Gezim Belegu, sopranoja Emiljana Palushaj, si dhe interpretuesi i Ciaccones, transkiptimit të shkëlqyer nga Lorenc Radovani.

24991234_1767800466616052_8444560687662472078_n 25182185_1767800383282727_8104029770508697529_o 25073325_1767800726616026_322167583020731923_o 24862440_1767800679949364_1573920378543305714_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *