Komiteti Hebreo-Amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z.David Harris, në kuadër të një vizite që ka bërë në Tiranë ka vizituar dhe ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Delegacioni në fjalë zhvilloi një guidë nëpër pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Z. Harris u shpreh entuziast për vizitën e tij në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Ata shprehën vlerësimin e tyre për historinë e popullit shqiptar që nga kohët e lashta deri më sot, duke falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë dhe duke shprehur mirënjohje për popullin shqiptar në mbrojtjen ndaj nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.