“Klubi i leximit pranë muzeut” solli këtë herë poetët Braha Rosenfeld nga Izraeli dhe Sadik Bejko në një bisedë të hapur për letërsinë. Sadik Bejko lexoi disa poezi nga libri i tij me titull “Këngët e Solomonit”. Znj. Braha Rosenfeld lexoi disa poezi të saj në gjuhën hebraike dhe më pas u lexuan në shqip sipas përkthimit të Edita Kuci-Ukaj.
“Klubi i leximit pranë muzeut”, është logoja e veprimtarive periodike që zhvillohen në Muzeun Historik Kombëtar, e cila mbështet fushatën kombëtare të leximit “Takohemi për një Libër” iniciuar nga Ministria e Kulturës. Mbështetja e kësaj fushate synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit të historisë.