Me rastin e 60- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO, është hapur në Selinë e UNESCO-s në Paris, ekspozita “Dritare në Artin Mesjetar Shqiptar”. Ekspozita përmban një koleksion të rrallë të ikonave të artit bizantin e postbizantin.
Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Kulturën në UNESCO, z. Ernesto Renato Ottone Ramirez, Zëvendësministrja e MPJE, znj. Artemis Dralo, Ambasadori i Shqipërisë në UNESCO, z. Ferit Hoxha si dhe personalitete të tjera.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë të interesuarit në datat 19 – 24 Nëntor 2018, orari 09:00 – 18:00, Salla “Miro”, UNESCO, Paris.