Pas tërmetit të ditës së shtunë, Muzeu Historik Kombëtar menjëherë ngriti grupin e punës për të menaxhuar situatën. Krahas raportimeve dhe informimit në kohë reale, inspektuam pavijonet dhe godinën e Muzeut Historik Kombëtar, sëbashku edhe me Ministren Elva Margariti dhe grupin e inspektimit të ngritur nga Ministria e Kulturës. Gjatë inspektimit u verifikuan demtime sipërfaqësore, të cilat nuk paraqesnin rrezikshmëri për vizitorët. Për këtë, u vendos që Muzeu Historik Kombëtar të rihapte dyert për vizitorët ditën e nesërme. Vizitorët vendas e të huaj nuk nguruan të vizitonin pavijonet, ku ruhen thesare të trashëgimisë sonë kulturore, por edhe Bienalen e Akuarelit, ku janë ekspozuar 400 vepra.