12 qershor 1999 – dita kur NATO hyri në Kosovë pas një sulmi tre-mujor ndaj forcave serbe. Me këtë akt Beogradi, në mënyrë efektive, humbi kontrollin mbi Kosovën. Fjalime festive, një statujë e re dhe një vizitë nga ish-presidenti amerikan Bill Klinton shënojnë sot 20 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, që përfundoi luftën e saj me Serbinë dhe hapi rrugën për pavarësi.
Me rastin e këtij 20 vjetori, Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizuan Forumin II “Kosova e çliruar 20 vite më pas”. Ky forum u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Fjala e hapjes u bë nga Presidenti i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave (AAAS), z. Sokol Sadushi, ndërsa fjala përshëndetëse u mbajt nga Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar. Dr. Dorian Koçi dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, z. Sylë Ukshini. Aktiviteti u moderua nga z. Agim Vinca dhe referimet që u mbajtën gjatë forumit, vijuan si më poshtë:
1. Z.Sabri Kiçmari: “Këndvështrim filozofik-politik mbi idenë e lirisë, njëzet vjet pas çlirimit të Kosovës”;
2. Z.Ksenofon Krisafi: “Diplomacia e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës”;
3. Z. Hydajet Hyseni: “20 vjet liri e paçliruar ose Newborn-i njëzetvjeçar”;
4. Z.Pëllumb Xhufi: “Nga marrëveshja e arsimit, tek marrëveshja e Rambouillet: viti që bëri Kosovën”;
5. Si edhe u shfaq filmi dokumentar “Lotët e Kosovës”, me rregji të z. Kujtim Çashku.