Me miratimin e ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, i cili sjell koncepte të reja sa u përket organizimit të dashamirësve të Trashëgimisë Kulturore e Historisë në shoqatën “Miqtë e Muzeut”, sot drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, priti në një takim kreun e FIDAM (Federazione Italiana degli Amici dei Musei), dhe Zv. Presidentin e Konfederatës Europiane “Miqtë e Muzeut”, z.Italo Scaietta.
Përvoja italiane dhe europiane është shumë e çmuar në këtë drejtim dhe Muzeu Historik Kombëtar do të ketë në dispozicion ndihmën dhe përvojën italiane e europiane për të themeluar shoqatën e vet të “Miqve të Muzeut” dhe më pas anëtarësimin e saj në Konfederatën Europiane të Miqve të Muzeut.