Festat e Nëntorit, fëmijët e kopshteve “Maçoku me Çizme”, “Sarito” dhe “Albanët”, recitojnë dhe këndojnë këngë patriotike në Muzeun Kombëtar

Në kuadër të festave të nëntorit Muzeu Historik Kombëtar ka pasur një prurje të madhe vizitorësh fëmijë. Së fundi pavijonet e këtij Muzeu u vizituan nga fëmijët e kopshteve “Maçoku me Çizme”, “Sarito” dhe “Albanët”. Fëmijët e këtyre kopshteve, të shoqëruar edhe nga mësueset përkatëse, fillimisht zhvilluan një vizitë në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Të gjithë mbanin në dorë flamuj kuq e zi. Në përfundim të vizitës në hollin e Muzeut, shumë prej fëmijëve recituan vjersha për flamurin, ndërsa të gjithë se bashku kënduan këngë patriotike. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që fëmijët të vijnë në Muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vëndit tonë.

15138418_1309419409120829_585755314813319841_o 15194517_1309419522454151_7399340026074276336_o 15195902_1309419789120791_6162903288464852367_o 15196074_1309419999120770_7768455797219781637_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *