Në kuadër të programit #EdukimipërmesKulturës, sot, #MuzeuHistorikKombëtar pati vizitorë tepër specialë. Ata ishin fëmijët e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Tiranë, të cilët u njohën me qytetërimin e lashtë shqiptar, me periudhat historike të popullit shqiptar. Fëmijët me aftësi të kufizuar në dëgjim arritën të bëhen pjesë e historisë së tyre, të bëhen pjesë e trashëgimisë së tyre, si çdo njeri tjetër. Muzeu Historik Kombëtar është mikpritës dhe i arritshëm për njerëzit me aftësi të kufizuara, për ta vizituar dhe për të punuar në të. Bashkëpunimet midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë kanë si objekt të tyren integrimin në shoqëri të fëmijëve me aftësi ndryshe. Ky bashkëpunim ka për qëllim të mbështesë personat me aftësi të kufizuara, për të pasur akses në të gjitha sferat e jetës, si në qendrat kulturore ashtu dhe në qendra të tjera publike. Muzeu Historik Kombëtar vazhdon të jetë gjithëpërfshirës në veprimtaritë që organizon duke bërë të mundur që edhe këta fëmijë të bëhen pjesë e historisë së tyre, të bëhen pjesë e trashëgimisë së tyre si çdo person tjetër.