Me rastin e 100-vjetorit të “Weimarer Bauhaus“ Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar do të përmbyllë sot ekspozitën fotografike me subjekt arkitekturën, me autor fotografin berlinez Jean Molitor. Pamjet e fiksuara në Gjermani dhe në botë hedhin dritë mbi arkitekturën e periudhës moderne në aspekte nga më të ndryshmet.
Ju mirëpresim sot, ora 18:00, në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombetar!