Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar organizohet ekspozita “Midis Shekujsh”, ekspozitë me vegla popullore muzikore të përdorura në territorin e Shqipërisë gjatë shek. XIX dhe shek. XX, pjesë e koleksionit privat të Ermal Sela.
Ky koleksion është i përbërë prej 170 veglash popullore muzikore idiofone, membranofone, aerofone dhe kordofone.
Ekspozita është e shoqëruar nga një katalog ku paraqiten me foto dhe përshkrim të gjitha veglat.
Hapja ekspozitës do të bëhet ditën e shtunë, datë 11 tetor ora 17:00 dhe do të jetë e hapur deri më datë 15 nëntor në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Ju mirëpresim!