Dje, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u organizua Konferenca e Tretë e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, me temë: “Muzetë dhe edukimi në të ardhmen”.

Në këtë konferencë ishin pjesëmarrës punonjës muzeumesh, ekspertë, kërkues në fushën e muzeologjisë dhe edukimit, për të prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve apo përvojat e tyre në këtë fushë, duke u fokusuar në rolin që muzetë dhe edukimi do të kenë në të ardhmen, në kulturën dhe mirëqenien e vendit.

Punimet e Konferencës III të Muzeut të Bankës së Shqipërisë u përshëndetën nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, znj. Luljeta Minxhozi dhe nga Ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti.

I ftuar i veçantë në këtë konferencë ishte, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili prezantoi aktivitetet edukative të Muzeut Historik Kombëtar, të cilat e bëjnë muzeun një vend mikpritës e qendër aktivitetesh për të rinjtë. Z. Koçi gjatë fjalës së tij theksoi se Muzeu Historik Kombëtar është një institucion që dëshmon jo vetëm vlerat historike, artistike dhe kulturore të kombit tonë, por jep edhe hapësirën e nevojshme për hulumtime dhe analiza historike, ndaj objektiv kryesor mbetet forcimi i rolit të tij edukues për brezat.

75398327_2959823914080362_6472831987873742848_o 75580511_2959823680747052_8797585905595449344_o 76612248_2959824564080297_2847266260129939456_o 72488710_2959824044080349_742656487507099648_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *