18 Prilli është shpallur “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike” nga organizatat e trashёgimisё botёrore ICOMOS dhe UNESCO, qё prej vitit 1982. Ёshtё dita ku popujt dhe kombet nё tё gjithё botёn e kthejnё vёmendjen nga trashёgimia e tyre kulturore, njihen me vlerat e saj dhe sensibilizohen pёr mbrojtjen dhe promovimin e kёtyre vlerave. Me kёtё rast Muzeu Historik Kombëtar organizon një aktivitet në bashkëpunim me shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Tiranë. Një grup nxënësish të kësaj shkolle vendosën të kujdesen për mirëmbajten e monumentit të “Çukës së Ajtoit” dhe të mozaikut “Qilimi i Apolonisë”, që gjenden të ekspozuar në oborrin e Muzeut Historik Kombëtar.
Në nder të kësaj dite në Shqipëri organizohet edhe hyrja falas nëpër monumente të kulturës si dhe zhvillohen aktivitete të ndyshme lidhur me vlerat, rëndësinë si edhe rreziqet që i kanosen këtyre monumenteve. Për këtë edhe Muzeu Historik Kombëtar ofron hyrjen e lirë për të gjithë vizitorët.