Deputetët e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë zhvilluan një vizitë ambientet e Muzeut Historik Kombëtar Kombëtar.
Më pas u zhvillua një takim i përbashkët mes grupit të deputetëve dhe drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, ku u diskutua mbi mbarëvajtjen e punës së muzeut, aktivitetet, statusin e ri të muzeut sipas ligjit të ri të Trashëgimisë Kulturore, si edhe mbi idetë e rikonstruksionit dhe rikonceptimit të Muzeut Historik Kombëtar.