Njoftime

18 MAJ – DITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE

Dita Ndërkombëtare e Muzeve synon të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë. Në kuadër të kësaj dite, Muzeu Historik Kombëtar organizon tre veprimtari: 1- Çelja e ekspozitës me temë “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas”, e cila përmban rreth 20 objekte prej ari dhe argjendi, të cilat janë …

18 MAJ – DITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE Read More »

“Muzetë dhe historitë tabu”,nga fondi i Muzeut Historik dalin në dritë objekte të reja. Drejtori Koçi flet për:“Thesare të argjendarëve vendas”

Për të katërtin vit radhazi, Muzeu Historik Kombëtar përfshihet në një aktivitet shumë dimensionalësh nën titullin “Dita Ndërkombëtare e Muzeve”. Muzeu Kombëtar e ka kthyer në traditë tashmë, që në Natën dhe Ditën e Muzeve, më 17 dhe 18 Maj, të trajtojë temën e shpallur nga ICOM-i dhe të shpalosi shenjat dalluese të kësaj dite, …

“Muzetë dhe historitë tabu”,nga fondi i Muzeut Historik dalin në dritë objekte të reja. Drejtori Koçi flet për:“Thesare të argjendarëve vendas” Read More »

“Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shek. XX–XXI”, për herë të parë një konferencë Ndërkombëtare mbi Arkivistikën

Konferenca Ndërkombëtare e Arkivistikës, organizuar me bashkëpunimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës u zhvillua falë dhe bashkëpunimit me Muzeun Historik Kombëtar. Në ambientet e sallës UNESCO të Muzeut, u organizua Konferenca me temë “Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shek. XX–XXI”. Sipas …

“Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shek. XX–XXI”, për herë të parë një konferencë Ndërkombëtare mbi Arkivistikën Read More »

“Mediterranea”, bienalja “pushton” Muzeun Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar kthehet në arenën kryesore të një aktiviteti ndërkombëtar. Në këtë mënyrë fillim maji i vitit 2017 shënoi dhe edicionin e 18-të të një prej organizimeve më të mëdha kulturore, nismë e cila ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës, Bashkisë së Durrësit dhe të rajonit të Pulias duke e …

“Mediterranea”, bienalja “pushton” Muzeun Historik Kombëtar Read More »

Përkujtohet 120-vjetori i revistës ALBANIA, Dorian Koçi: Konica u dha një pasaportë kombit tonë, krijoi një Shqipëri imagjinare, kur nuk kishim ende një Shqipëri politike

“Dita Ndërkombëtare e Librit” dhe “120-vjetori i revistës ALBANIA” u përkujtuan nëpërmjet një aktiviteti të përbashkët në Muzeun Historik Kombëtar. Në sallën “UNESCO”, sektori i Programeve Edukative të Muzeut Kombëtar dhe shkolla jopublike 12-vjeçare “Faik Konica”, në Tiranë, organizuan një veprimtari të larmishme, ku përveç përshëndetjeve në kuadër të këtyre dy datave, nxënësit e shkollës …

Përkujtohet 120-vjetori i revistës ALBANIA, Dorian Koçi: Konica u dha një pasaportë kombit tonë, krijoi një Shqipëri imagjinare, kur nuk kishim ende një Shqipëri politike Read More »

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, nxënësit e “Sami Frashëri” përkujdesen për “Çukën e Ajtoit”, që gjendet në oborrin e Muzeut Historik Kombëtar

Nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, u kujdesën për të mirëmbajtur një monument të trashëgimisë kulturore siç është ‘Çuka e Ajtoit”, pjesë përbërëse e Muzeut Historik Kombëtar. Në fakt, 18 Prilli është shpallur “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Dita Botërore e Trashëgimisë Kulturore”. Në këtë kuadër në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua …

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, nxënësit e “Sami Frashëri” përkujdesen për “Çukën e Ajtoit”, që gjendet në oborrin e Muzeut Historik Kombëtar Read More »

“Roli i arsimit në luftën për pavarësi”, në Muzeun Kombëtar u mbajt veprimtaria “Një pasdite në muze”

Në sallën “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar, u organizua veprimtaria “Një pasdite në muze” me temë: “Roli i arsimit në luftën për pavarësi”. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm dhe të ftuar studiues, nxënës dhe dashamirës të fushës së historisë. Kjo temë kishte për qëllim të njihte pjesëmarrësit me disa prej faqeve të ndritura …

“Roli i arsimit në luftën për pavarësi”, në Muzeun Kombëtar u mbajt veprimtaria “Një pasdite në muze” Read More »

“Funerali i hijes”, Odise Kote promovon romanin në Muzeun Historik Kombëtar

“Roman befasues”, do ta cilësonte Dorian Koçi, romanin e fundit të Odise Kotes, i cili u promovua në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar. Madje ai shtoi se e ka lexuar dhe rilexuar me kujdes këtë krijim të ri që i bashkangjitet letrave shqipe, në një kohë ambicjesh ku çdo shkrimtar kërkon lexuesit e tij. …

“Funerali i hijes”, Odise Kote promovon romanin në Muzeun Historik Kombëtar Read More »

Një pasdite në muze

Vijon “Një pasdite në muze”, drejtori i Muzeut Historik Kombetar Z Dorian Koçi: Po nxisim bashkëpunimin me katedrat akademike për ta bërë historinë të hapur dhe debatuese për të gjithë “Një pasdite në muze” është një nga veprimtaritë e inicuara prej kohësh në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa drejtori i këtij institucioni z.Dorian Koçi thotë se …

Një pasdite në muze Read More »

“Moving Museums” vjen në Muzeun Kombëtar, drejtori Koçi vlerëson mbërritjen e aktivitetit në Tiranë

“Moving Museums” nga British Council erdhi si aktivitet dhe trajnim edhe në Muzeun Historik Kombëtar, ndaj jo vetëm për këtë arsye drejtori i këtij institucioni z.Dorian Koçi vlerësoi që takimi i profesionistëve të muzeumeve nga Ballkani Perëndimor, këtë herë mbërriti në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Në këtë mënyrë Muzeu Kombëtar vazhdon të mbetet një pikë …

“Moving Museums” vjen në Muzeun Kombëtar, drejtori Koçi vlerëson mbërritjen e aktivitetit në Tiranë Read More »