Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur Aleksandër apo përndryshe Iskënder, me një diplomaci fine, dhe pse në dorë mbante një shpatë të rëndë, u tregoi shqiptarëve se porta që na lidhte me botën e madhe nuk kalonte aspak nga Dardanelet, por pikërisht mespërmes Adriatikut. Patricia Nugee, një britanike e fisshme, ka marrë përsipër gjithashtu një mision të …
Njoftime
Skënderbeu nga fëmijët
“Skënderbeu nga fëmijët” është një ekspozitë në pikturë dhe skulpturë kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, organizuar nga Qëndra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar. Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut bëri që fëmijët të mund të realizojnë krijime origjinale siç ata e përceptojnë heroin e tyre të zemrës: …
Në kuadër të organizimeve për vitin jubilar të Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar u vizitua sot nga pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, z. Alessandro Castriota Scanderbeg.
Z. Alessandro Castriota Scanderbeg u tregua i gatshëm të bashkëpunojë dhe të kontribuojë me çdo objekt dhe dokument, që ka në zotërim, për organizimin e një ekspozite apo konference shkencore me Muzeun Historik Kombëtar. Për këtë shërbeu dhe një vizitë e tij në Pavijonin e Mesjetës të muzeut, por dhe një takim me drejtorin e …
Muzetë Kombëtare, Institucionet e artit, Parqet Arkeologjike dhe Monumente të Kulturës të vizitueshme
MINISTRIA E KULTURËS NJOFTON TË GJITHË VIZITORËT SE GJATË SEZONIT TURISTIK TURISTIK 1 MAJ-31 TETOR 2018 ORARET E NDRYSHUARA PËR VIZITAT NË MONUMENTET E TRASHËGIMISË KULTURORE DO TË JENË SI MË POSHTË. VISITED INSTITUTIONS OF ART AND CULTURAL HERITAGE SUMMER SEASON MAY 1ST TO OCTOBER 15TH 2018 DOKUMENTET BASHKANGJITUR NE SHQIP DHE ANGLISHT.
“Lufta e Parë Botërore; Traktati i Fshehtë i Londrës dhe Shqipëria” përkujtohet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Në kuadër të 103-vjetorit të Traktatit të Fshehtë të Londrës, Muzeu Historik Kombëtar organizoi aktivitetin “Një pasdite në muze!” me temë: “Lufta e Parë Botërore; Traktati i Fshehtë i Londrës dhe Shqipëria”. Referoi rreth kësaj teme Prof.As.Dr. Ledia Dushku, Përgjegjëse Departamenti në Institutin e Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Në emër të drejtorit …
Në kuadër të programit #EdukimipërmesKulturës #MuzeuHistorikKombëtar organizoi aktivitetin “Muzeu im” në shkollën e mesme “Azem Hajdari” në Zall-Mner
“Edukimi përmes kulturës” shkon edhe në ambientet e shkollave, tashmë edhe në shkollat jashtë Bashkisë së Tiranës. Muzeu Historik Kombëtar shkoi sot, në shkollën e mesme “Azem Hajdari” në Zall-Mner, për të zhvilluar aktivitetin “Muzeu im”. Nxënësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre objekte të vjetra, që në kalimin e viteve dashur padashur kanë marrë …
Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu i Bukureshtit organizuan ekspozitën “Hello, my name is Tirana”.
Kjo ekspozitë u çel dje, më datë 20 prill 2018, ora 18.00 në Pallatin Suţu, në Bukuresht. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Rumani, z. Ilir Tepelena, drejtori i Muzeut të Bukureshtit, Prof. Dr. Adrian Majuru, si edhe shumë personalitete …
“Engjëjt e errësirës”, ishte romani që u promovua sot në Muzeun Historik Kombëtar
“Engjëjt e errësirës”, ishte romani që u promovua sot në Muzeun Historik Kombëtar, i cili shënon librin e parë të autores Alda Mehmeti. Ky roman, në thelbin e vetë është një vepër që njëherazi projekton kujtesën dhe lirinë, jetën e shqiptareve nën regjimin diktatorial dhe pushtetin monist. Romani merr përsipër të hedh dritë në atë …
“Engjëjt e errësirës”, ishte romani që u promovua sot në Muzeun Historik Kombëtar Read More »
Kryqi i Kuq jep çmime për piktorët e vegjël, nis kështu “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”
“Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”. Nën këtë moto në Hollin Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar u hap ekspozita me punime nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit. Ky aktivitet i paraprin datës 8 maj që është dhe dita ndërkombëtare e Kryqit të Kuq. Disa dhjetra punime me motive nga humanizmi ishin pjesë përbërëse e koleksionit, …
Kryqi i Kuq jep çmime për piktorët e vegjël, nis kështu “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” Read More »
Muzeu Historik Kombëtar pati kënaqësinë të priste sot në ambientet e tij Princeshën e Tajlandës, Maja Çakri Sirindon.
Princesha e Tajlandës dhe stafi i Saj, të shoqëruar nga Drejtori i Muzeut Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u njohën me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga pavijoni i antikitetit deri në periudhën e regjimit komunist. Princesha e Tajlandës pati një kënaqësi të vërtetë dhe u impresionua shumë nga Muzeu Historik Kombëtar, duke treguar …