Bashkia Himarë, Muzeu Historik Kombëtar dhe Unioni i gazetarëve shqiptarë përkujtuan sot, poetin, shkrimtarin dhe përkthyesin Petro Marko, në 105-vjetorin e tij të lindjes.

Bashkia Himarë, Muzeu Historik Kombëtar dhe Unioni i gazetarëve shqiptarë përkujtuan sot, poetin, shkrimtarin dhe përkthyesin Petro Marko, në 105-vjetorin e tij të lindjes. Studies, artistë dhe dashamirës të shumtë të kësaj figure ishin të pranishëm në aktivitetin “Urime për burrin e bregut të bukur”.
Aktiviteti u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë së Himarës, z. Jorgo Goro, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, kryetari i Unionit të gazetarëve shqiptarë, z. Aleksandër Çipa si dhe studiuesi Behar Gjoka.

__________

Petro Marko lindi më 25 nëntor të vitit 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës. Kreu Shkollën Tregtare të Vlorës. Më 1 mars 1936 botoi numrin e parë të së përdyjavshmes letrare “ABC”. Po atë vit vajti në Luftën Civile të Spanjës me një grup prej dyzetë shqiptarësh dhe hyri në repartin Garibaldi të Brigadave Internacionale. Në Madrid, së bashku me Skënder Luarasin, filloi botimin e një reviste njëzetfaqëshe në gjuhën shqipe me titullin “Vullnetari i Lirisë”, që doli vetëm dy numra. Më 1940 u shtrëngua të kthehej në atdhe nga mërgimi në Francë. Një vit më vonë u arrestua nga italianët dhe u internua bashkë me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin Ustika në detin Tirren. Në tetor 1944 u kthye në Shqipëri si partizan. Pas disa vitesh si kryeredaktor i gazettes “Bashkimi” më 1947 u arrestua nga komunistët dhe u burgos në Tiranë. Pas rënies së Koçi Xoxes, u lirua dhe u lejua të punonte si mësues në Tiranë. Pas botimit të romanit “Një emër në katër rrugë” (Tiranë,1973), iu ndalua botimi për një periudhë prej tetë vitesh. Vdiq në Tiranë, më 27 dhjetor 1991.
Veprat e tij më të mira janë cilësuar: “Hasta la vista”, Tiranë,1958; “Qyteti i fundit”, Tiranë,1960; Rrugë pa rrugë, Tiranë 1964; Nata e Ustikës, Tiranë 1989 etj..

46733570_2271065552956205_3341850143904235520_o 46731833_2271066372956123_7120702193585356800_o 46898377_2271066169622810_2728345470471503872_o 46930726_2271066012956159_3179898089792077824_o 46687621_2271065842956176_2966496643915972608_o

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *