Asambleja e Kombeve te Bashkuara shpalli 3 Dhjetorin si ditën e personave me aftësi te kufizuar

Asambleja e Kombeve te Bashkuara shpalli 3 Dhjetorin si ditën e personave me aftësi te kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie të personave me aftësi të kufizuar.
Në kuadër të kësaj dite, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë dhe me Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë hapën ekspozitën me titull “Edhe unë bëj art!”. Ekspozita është e përbërë me pikturat dhe punimet artizanale të realizuara nga vetë nxënësit me aftësi ndryshe. Ekspozita u përshëndet nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z.Melsi Labi, nga z.Xhemal Xhafa dhe znj. Azbie Ramaj, të cilët theksuan se ky bashkëpunim ka si qëllim integrimin në shoqëri të fëmijëve me aftësi ndryshe dhe të mbështesë këtë grup për të pasur akses në të gjitha sferat e jetës.

15289218_1321470874582349_9196819742081493260_o 15289097_1321470781249025_6111565763612871419_o 15288562_1321470947915675_2038308672696055330_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *