“Arkeologu i vogël” në Krujë.

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Muzeun Historik dhe Etnografik, Krujë organizoi projektin “Arkeologu i vogël”.
Nxënës të Shkollës Nr.1 Krujë, u bënë pjesë e një prej aktiviteteve edukative të Muzeut Historik Kombëtar me titull “Arkeologu i vogël”.

“Arkeologu i vogël” është një projekt ku mësohen hapat e parë të kërkimeve arkeologjike. Të udhëzuar nga specialistet e Muzeut Historik Kombëtar, fëmijët gërmuan lehtësisht me lopata të vogla dhe gjetën objektet e fshehura enkas për ta. Pas gërmimeve fëmijët vizatuan objektet e gjetura, si dhe plotësuan disa fjalëkryqe me terma që përdoren në arkeologji.

“Arkeologu i vogël” ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët e moshave 7-12 vjeç. Ky aktivitet tregon përdorimin e mjeteve arkeologjike dhe teknikat e gërmimit duke u dhënë mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri. Projekti “Arkeologu i vogël” synon që të afrojë në intitucionet muzeore fëmijët e të gjithë vendit.

Per me shume

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *