Në kuadër të programit “#EdukimiPermesKultures Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe balerina Adela Muçollari në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizuan një aktivitet të përbashkët me rastin e festave të nëntorit.
Fëmijët e vegjël performuan balete të njohura vendase dhe të huaj. Aktivitetin e përshëndeti edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cila tha se aktivitete të tilla në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, në 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë edukojnë brezin e ri të fëmijëve me art e kulturë.