U prezantuan në Muzeun Historik Kombëtar rezultatet e fazës së parë për projektin “Të fuqizojmë muzetë nëpërmjet teknologjisë, për një qasje më të gjerë për të gjithë”. Ky është një projekt pilot i AADF, i cili konsideron dixhitalizimin e koleksioneve dhe zbatimin e teknologjisë ndërvepruese në hapësirat e muzeve kombëtarë dedikuar artit mesjetar dhe ikonografisë, të cilët ruajnë koleksione shumë të pasura dhe disa nga objektet unikale të artit ikonografik në Shqipëri dhe rajon. Këtë event e përshëndetën Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro, kryetari i bordit të AADF, z. Michael Granoff dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi.