Nxënësit e shkollës: “Sami Frashëri” nën drejtimin e mësueses së tyre dhe të Prof. Kosta Giakoumis zhvilluan një orë leksioni të hapur në Muzeun Historik Kombëtar me temë: “Komunizmi, ideologjia dhe vizualizimi i historisë”. Qëllimi i këtij leksioni ishte identifikimi dhe vlerësimi i strukturave të pushtetit në vizualizimin e historisë. Nxënësit punuan në grupe duke krahasuar tekstin mësimor të historisë të viteve ’70 e ’80 me realitetin e ekspozimit në pavijonin e Lashtësisë në Muzeun Historik Kombëtar. Ata u përpoqën të kuptojnë mesazhin ideologjik të konceptit të ekspozimit dhe rolin e ciceronëve në përcjelljen e tij.