Më 15 mars 2017, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Z. Dorian Koçi priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë, Z. Mohamed Khalil. Gjatë pritjes, e cila kaloi në një atmosferë të gëzuar u diskutua për mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe ambasadës së Egjiptit të akredituar në Tiranë. Në takim u bisedua gjithashtu rreth lidhjeve të vjetra historike dhe kulturore midis dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për vazhdimësinë e këtyre marrëdhënieve në frymën e bashkëpunimit reciprok.