Sot, në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita “Shqipëria tjetër” e piktorit të mirënjohur Pashk Përvathi.
Pashk Përvathi u shpreh shumë entuziast për këtë ekspozitë, e cila paraqet Shqipërinë tjetër e parë nëpërmjet penelave dhe ngjyrave të një piktori. Në fund z.Përvathi falenderoi të pranishmit në hapjen e ekspozitës së tij personale.