Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor çelin ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit. Ekspozita është realizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ismail Qemali ka lindur në Vlorë, më 24 janar të vitit 1844, në qytetin, ku 68 vjet më vonë do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar dhe ngritja e flamurit më 28 Nëntor u zhvilluan në shtëpinë ku ka lindur Ismail Qemali.
Nesër, ora 18.00 në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës!