Muzeu Historik Kombëtar dhe Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë në bashkëpunim edhe me Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”, ku tema e këtij viti e përcaktuar nga ICOM është “Muzetë si qendra kulturore : E ardhmja e traditës”, organizuan ditën e djeshme, ekspozitën me piktura nga fëmijët me temë “Trashëgimia Kulturore”.
Aktivitetin e përshëndeti z. Fatjon Sulstarova nga Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, i cili shprehu kënaqësinë e veçantë të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë. Ndërsa për Muzeun Historik Kombëtar aktivitetin e përshëndeti znj. Sonjela Babaliu, specialiste pranë Sektorit të Programeve Edukative, e cila shprehu angazhimin maksimal nga ana e institucionit te Muzeut Historik Kombëtar për vazhdimësinë e mëtejshme të këtyre aktiviteteve që i shërbejnë edukimit përmes kulturës dhe artit të brezit të ri.
Në këtë aktivitet u performuan edhe valle dhe këngë në instrumentale, pjesë e trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve.