Nga takimi u ra dakord që viti 2019 do të sjellë një sërë projektesh dhe aktivitetesh të përbashkëta, të cilat ndjekin qëllimin e njejtë midis dy institucioneve. Praktikisht u diskutua që me rastin e “Ditëve Hungareze”, që do të nisi në Tetor 2019, të organizohen ekspozita dhe përkujtimore për personazhe historike, të cilat lidhin historinë e Shqipërisë me Hungarinë si: strategu hungarez Hynaidi, Mbretëresha Geraldina dhe familja e mirënjohur Sina.