Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e veprimtarisë së Muzeun Historik Kombëtar si edhe fillimi i bashkëpunimeve për projektet e dixhitalizimit të objekteve dhe pavijoneve të muzeve.
Përfaqësuesit e kompanisë sllovake Tempest.sk erdhën në vendin tonë për të prezantuar projektet e tyre nëpërmjet Ambasadës së Shqipërisë në Sllovaki dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kompania Tempest.sk është shumë e njohur ne fushën e teknologjisë dhe dixhitalizimit, me një aktivitet te gjere për me shume se 20 vjet, jo vetëm brenda Sllovakisë, por edhe ne disa vende partnere evropiane, si Belgjike, Ceki, Poloni, disa prej vendeve skandinave, etj.