Më datë 21 Maj 2019, ora 12.00, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri dhe me Ministrinë e Kulturës organizon aktivitetin me titull “Diversiteti si Vlerë Evropiane”, me rastin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
Aktiviteti “Diversiteti si Vlerë Evropiane” synon të sigurojë shikueshmëri për artistët e rinj romë në vend, si dhe të fillojë një dialog mbi promovimin e diversitetit kulturor nga institucionet e kulturës. Ky aktivitet është një mundësi për të njohur kontributin e artistëve të rinj romë në skenat artistike dhe kulturore shqiptare dhe fton vendimmarrësit, institucionet dhe aktorët kulturorë për të diskutuar dhe zhvilluar perspektivat e ardhshme për individët e talentuar.
Ju mirëpresim, nesër, datë 21 Maj, ora 12.00 në ambientet e Hollit Kryesor pranë Muzeut Historik Kombëtar!