Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike, nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” përkujdesen për monumentin e “Çukës së Ajtoit” dhe mozaikut “Qilimi i Apolonisë”, që gjendet në oborrin e Muzeut Historik Kombëtar

Nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, u kujdesën për të mirëmbajtur monumente të trashëgimisë kulturore siç është ‘Çuka e Ajtoit” dhe mozaiku “Qilimi i Apolonisë”, pjesë përbërëse e Muzeut Historik Kombëtar.
Në fakt, 18 Prilli është shpallur si “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike”. Në këtë kuadër në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua një aktivitet i zgjeruar. Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” kishin përgatitur një prezantim mbi historikun e “Çukës së Ajtoit” dhe “Mozaikun e Apollonisë”.
Këtë vit aktivitetin e udhëhoqi arkeologu Spiro Nika, i cili iu shpjegoi nxënësve mënyrën sesi u montua “Çuka e Ajtoit” dhe mozaiku “Qilimi i Apolonisë”, në ambientet e atriumit të Muzeut Historik Kombëtar si dhe i këshilloi ata se çfarë u duhet të bënin për ta mirëmbajtur këtë objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore. Aktivitetin e përshëndeti edhe Zv.ministrja e Kulturës, znj. Valbona Shujaku, e cila ju tha nxënësve se gjithmonë duhet të përkujdesen për objektet dhe monumentet e trashëgimisë sonë kulturore.

Në nder të “Ditës Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike” në Shqipëri organizohet edhe hyrja falas nëpër ambientet ku ekspozohen monumente të kulturës si dhe zhvillohen aktivitete të ndyshme lidhur me vlerat, rëndësinë si edhe rreziqet që i kanosen këtyre monumenteve.

Edukimi Përmes Kulturës

Per me shume

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *