Delegacioni zyrtar nga Komisioni për Turizmin dhe Trashëgimisë Kombëtare të Arabisë Saudite viziton Muzeun

Delegacioni zyrtar nga Komisioni për Turizmin dhe Trashëgimisë Kombëtare të Arabisë Saudite, i kryesuar nga z. Ahmad Al-Khateeb, i shoqëruar dhe nga znj. Entela Çipa, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës, ndaloi për një vizitë në një nga destinacionet turistike të kryeqytetit. Bëhet fjalë për institucion më të madh muzeor në vend, për Muzeun Historik Kombëtar, i cili prezanton në mënyrë shkencore gjithë historinë e popullit shqiptar.

Gjatë rrugëtimit në historinë e shqiptarëve, Dr. Khateeb u njoh nga afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë ndër shekuj, me veglat e punës, veshjet e ndryshme, traditat, ritet e zakonet. Delegacioni pati mundësi të shihte nga afër ndikimet e kulturave të popujve të tjerë në kulturën tonë, kjo e pasqyruar në skulptura e mozaikë. Dr. Khateeb u njoh nga afër me jetën dhe veprën e Heroit tonë Kombëtar, i befasuar nga vuajtjet e popullit shqiptar ndër vite, duke vlerësuar për mjeshtërinë e zejtarëve shqiptarë në punimet e drurit dhe të argjendit, si dhe pasuritë e unike të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.

“Do të kthehem përsëri në muzeun tuaj”, këto ishin fjalët e z. Ahmad Al-Khateeb në përfundim të vizitës në Muzeun Historik Kombëtar.

67247419_2702762176453205_284006443319820288_o 67347255_2702761489786607_8536520652130091008_o 66863523_2702761243119965_4606739401513369600_o 67920075_2702760959786660_9073460502650159104_o 67112712_2702762453119844_3247402305531674624_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *