Çertifikimi i Muzeologëve Shqiptarë mbi teknikat e ReOrg

Muzeu Historik Kombëtar dhe ICOM Shqipëria organizuan sot paraqitjen e rezultateve të trajnimit Re Org Albania dhe ndane certifikatat për pjesëmarrësit. Projekti, i cili u zhvillua në datat 5-13 Nëntor 2018 në fondet MHK, u mundesua nga një bashkëpunim i disa institucioneve si ICOM, ICOM SEE, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Muzeut Historik Kombëtar, ICOM Shqipërisë dhe ICCROM. dev

Për herë të parë, një trajnim mbi menaxhimin e koleksioneve muzeale, sipas metodologjisë Re-Org të hartuar nga institucione lider në këtë fushë si ICCROM dhe UNESCO u zhvillua në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar mundësoi hapjen e fondeve muzeale për këtë trajnim, në të cilin moren pjesë 20 muzeologë nga 12 muze kombëtarë nën Ministrinë e Kulturës punonjës të koleksioneve arkeologjike dhe etnografike nën Ministrinë e Arsimit dhe punonjës nga Ministria e Financave. Trajnimi interaktiv synoi rritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të koleksioneve për muzeologët shqiptarë dhe në fonde të riorganizuara për MHK.

Të pranishëm për të folur mbi projektin ishin palët organizuese të projektit të përfaqësuara nga z.Ledion Lako, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Dr.Dorian Koçi, drejtor i MHK, znj.Sabina Veseli, kryetare e ICOM Shqipëria dhe z. Veljko Dzikic nga ICCROM.

Z. Lako u shpreh në fjalen e tij optimist për këtë trajnim dhe tha se: “Ministria e Kulturës do të vazhdojë të mbështesë çdo bashkëpunim të brendshëm dhe te jashtëm që rrit kapacitet e institucioneve tona dhe i bën ato të denja për të qenë pjesë aktive e rrjeteve rajonale dhe më gjerë.”

Dr.Dorian Koçi shprehu kënaqesinë që Muzeu Historik Kombetar hapi fondet e tij për këtë projekt, duke i dhënë mundësinë studiuesve të huaj dhe vendas të rrisin kapacitet e fondeve në muzete e tyre respektive.

Në fund u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave të lëshuara nga ICCROM për pjesëmarrësit.

46153866_2252460341483393_6225824501670608896_n 46086966_2252460271483400_8976921732463984640_n 46202236_2252460344816726_3835348371615252480_n 46221958_2252460264816734_1559136320301826048_n 46071749_2252460201483407_8974352182379806720_n 46199448_2252460198150074_3042588462080327680_n

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *