Njoftime

Sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua dita e dytë e konferencës ndërkombëtare me titull “Communist and post-communist studies: their impact on Albanian”, ku pjesë e grupit organizator është edhe Muzeu Historik Kombëtar.

Gjatë ditës së dytë të konferencës, në pjesën e parë u organizua tryeza e rrumbullakët ku referuan Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, Idrit Idrizi, Ermir Hoxha, Elidor Mëhilli dhe Eckehard Pistrick. Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i kujtesës në vend gjithashtu ka pasur rolin e tij si nxitës i …

Sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua dita e dytë e konferencës ndërkombëtare me titull “Communist and post-communist studies: their impact on Albanian”, ku pjesë e grupit organizator është edhe Muzeu Historik Kombëtar. Read More »

Në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës” maturantët e shkollës së mesme “Petri Nini Luarasi” morën pjesë në veprimtarinë “Një ditë me kuratorin” me temë: “Objektet e varreve monumentale të qytetit antik të Selcës së Poshtme (Pogradec) në Muzeun Historik Kombëtar”.

Takimi i sotëm kishte si qëllim prezantimin e objekteve të varreve monumentale të qytetit antik të Selcës së Poshtme (Pogradec) të ekspozuara në Pavijonin e Lashtësisë. Në kodrën e quajtur Gradishtë në Selcën e Poshtme janë zbuluar rrënojat e një qyteti ilir. Gërmimet arkeologjike janë realizuar në vitet 1969-1972 nga Neritan Ceka. Si vendbanim është …

Në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës” maturantët e shkollës së mesme “Petri Nini Luarasi” morën pjesë në veprimtarinë “Një ditë me kuratorin” me temë: “Objektet e varreve monumentale të qytetit antik të Selcës së Poshtme (Pogradec) në Muzeun Historik Kombëtar”. Read More »

Sot, më 10 tetor 2018, hapi siparin në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar konferenca ndërkombëtare me titull “Practices, Materiality, Places and Temporality – New Approaches in Albanian Studies”, ku pjesë e grupit organizator është edhe Muzeu Historik Kombëtar.

Konferenca shkencore shihet si një mundësi për të vlerësuar ndryshimet që kanë ndodhur në studimet shqiptare dhe për të diskutuar rezultatet, ndryshimet e paradigmave, qasjet në zhvillim dhe perspektivat për të ardhmen. Rreth 40 studiues të disiplinave të ndryshme do të diskutojnë këto tema gjatë një konference tre-ditore. Qëllimi është të pasqyrohet kolektivisht në qasjet …

Sot, më 10 tetor 2018, hapi siparin në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar konferenca ndërkombëtare me titull “Practices, Materiality, Places and Temporality – New Approaches in Albanian Studies”, ku pjesë e grupit organizator është edhe Muzeu Historik Kombëtar. Read More »

Projekti“Arkeologu i vogël”, nxënësit e shkollës publike “Kosova” vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar

Fëmijët të shoqëruar edhe nga mësueset e tyre, si fillim bënë një guidë në muze. Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike. Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve …

Projekti“Arkeologu i vogël”, nxënësit e shkollës publike “Kosova” vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar Read More »

U organizua promovimi i romanit “Urrejtja gjysma e hakmarrjes”

Botimet Toena në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizuan promovimin e romanit “Urrejtja gjysma e hakmarrjes” të shkrimtarit qipriot Emilios Solomou. Në panel ishte i pranishëm autori i romanit z.Emilios Solomu, z.Kristo Pulla përkthyes i romanit, shkrimtarja Diana Çuli, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, dhe znj. Irena Toçi nga Shtëpia Botuese “Toena”. …

U organizua promovimi i romanit “Urrejtja gjysma e hakmarrjes” Read More »

Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën fotografike me titull “Trashëgimia kulturore shqiptare në botë”

Në kuadër të 29 Shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën fotografike me titull “Trashëgimia kulturore shqiptare në botë”. 29 shtatori është dita kur kujtojmë trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë europiane, ku të gjitha vlerat e saj materiale dhe shpirtërore bëhen një së …

Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën fotografike me titull “Trashëgimia kulturore shqiptare në botë” Read More »

“Veprimtaria e Dedë Gjo Lulit në kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës në vitin 1911”.

Me rastin e 103-vjetorit të vdekjes së Dedë Gjo Lulit, Muzeu Historik Kombëtar, organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Veprimtaria e Dedë Gjo Lulit në kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës në vitin 1911”. Sektori i Menaxhimit të Koleksioneve në bashkëpunim me sektorë të tjerë organizon këtë takim shkencor, ku referuan Dr. Dorian Koçi, …

“Veprimtaria e Dedë Gjo Lulit në kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës në vitin 1911”. Read More »

“Klubi i leximit pranë muzeut” solli këtë herë poetët Braha Rosenfeld nga Izraeli dhe Sadik Bejko

“Klubi i leximit pranë muzeut” solli këtë herë poetët Braha Rosenfeld nga Izraeli dhe Sadik Bejko në një bisedë të hapur për letërsinë. Sadik Bejko lexoi disa poezi nga libri i tij me titull “Këngët e Solomonit”. Znj. Braha Rosenfeld lexoi disa poezi të saj në gjuhën hebraike dhe më pas u lexuan në shqip …

“Klubi i leximit pranë muzeut” solli këtë herë poetët Braha Rosenfeld nga Izraeli dhe Sadik Bejko Read More »

“Muzeu lëvizës” shkon në shkollën 9-vjeçare “Feti Vogli”

Me rastin e 29 Shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Turizmit e të Trashëgimisë Kulturore të Bashkisë Tiranë, realizoi projektin “Muzeu lëvizës” dhe shkoi në shkollën 9-vjeçare “Feti Vogli” në Njësinë Administrative Baldushk. Një autobus i zakonshëm u kthye në …

“Muzeu lëvizës” shkon në shkollën 9-vjeçare “Feti Vogli” Read More »

Muzeu Historik Kombëtar, ditën e enjte, datë 27 shtator, ora 17.00, rinis veprimtarinë “Një pasdite në muze!”

Muzeu Historik Kombëtar, ditën e enjte, datë 27 shtator, ora 17.00, rinis veprimtarinë “Një pasdite në muze!” me temë: “Veprimtaria e Ded Gjo Lulit në kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës në vitin 1911”. Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. …

Muzeu Historik Kombëtar, ditën e enjte, datë 27 shtator, ora 17.00, rinis veprimtarinë “Një pasdite në muze!” Read More »