Njoftime

Re Org Shqipëria

Në datat 5-13 Nëntor 2018, pranë Muzeut Historik Kombëtar, do të zhvillohet trajnimi Re-Org Shqipëria. Trajnimi mundësohet nga një bashkëpunim i Muzeut Historik Kombëtar, ICOM Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës, ICOM i Europës Juglindore (ICOM SEE), ICOM dhe ICCROM. Për herë të parë, një trajnim mbi menaxhimin e koleksioneve muzeale, sipas metodologjisë Re-Org të hartuar nga …

Re Org Shqipëria Read More »

U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita fotografike me titull “Tirana Foto Festival”

Tirana Foto Festival është një event vjetor fotografie që promovon më së miri qytetin e Tiranës. Ndër vite ky ka qenë dhe është edhe qëllimi i Muzeut Historik Kombëtar të promovojë vlerat historikë, kulturore të këtij qyteti. Qëllimi i Festivalit është të promovojë Tiranën përmes artit të fotografisë. Ky event mbahet në datat 1-7 nëntor …

U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita fotografike me titull “Tirana Foto Festival” Read More »

Sot, mbylli siparin në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Tё mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”.

Dita e dytë e konferencës ishte e ndërtuar në pesë panele, ku u diskutua mbi temat: “Këndvështrimi juridik dhe puna e detyruar”, “Tipare të jetës së përditshme në burgjet dhe zonat e internimit në Shqipëri (1945-1990)”, “Totalitarizmi shqiptar përmes letërsisë dhe arteve”, “Kujtesa kolektive mbi burgjet dhe kampet e internimeve” dhe “Diskursi i sotëm mbi …

Sot, mbylli siparin në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Tё mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”. Read More »

Sot, më 29 tetor 2018, hapi siparin në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar konferenca ndërkombëtare me titull “Tё mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990.”

Kjo konferencë organizohet nga: Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me, Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike,Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë dhe me Muzeun Historik Kombëtar. Konferenca 2-ditore mbështetet nga PNUD në Shqipëri dhe Qeveria …

Sot, më 29 tetor 2018, hapi siparin në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar konferenca ndërkombëtare me titull “Tё mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990.” Read More »

Si sot, 37 vjet më parë u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar

Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës drejtohej nga personalitete të …

Si sot, 37 vjet më parë u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar Read More »

197-vjetori i lindjes së Dhimitër Kamardës; gjuhëtar, filolog arbëresh e klerik.

Në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze!” me temë: “Kamarda dhe sprova e tij për një gramatologji të krahasuar të shqipes”. Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Për të referuar …

197-vjetori i lindjes së Dhimitër Kamardës; gjuhëtar, filolog arbëresh e klerik. Read More »

Dje, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës me titull “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, Shqipëria dhe shqiptarët nga Skënderbeu tek Pavarësia”, pjesë e koleksionit privat të Ylli Sulës.

Sot, më 23 tetor 2018, në ditën e dytë të ekspozitës së veçantë, e cila me larmishmërinë e librave të vet, me epokat që ngërthen, me titujt që trajton dhe me tematikën e saj të pasur, nxiti në organizimin e një konference shkencore. Ky është një bashkëpunim shumë i frytshëm dhe i rëndësishëm që Muzeu …

Dje, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës me titull “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, Shqipëria dhe shqiptarët nga Skënderbeu tek Pavarësia”, pjesë e koleksionit privat të Ylli Sulës. Read More »

“Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, Shqipëria dhe shqiptarët nga Skënderbeu tek Pavarësia” është ekspozita, e cila u çel sot, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, Shqipëria dhe shqiptarët nga Skënderbeu tek Pavarësia” është ekspozita, e cila u çel sot, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo ekspozitë, e cila vjen si bashkëpunim i Muzeut Historik Kombëtar dhe koleksionistit Ylli Sula përmban një temë të rëndësishme: Shqipëria dhe shqiptarët përmes botimeve të huaja, …

“Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, Shqipëria dhe shqiptarët nga Skënderbeu tek Pavarësia” është ekspozita, e cila u çel sot, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Read More »

U çel ekspozita “Unë jam shqiptar” në Shkup

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Shkup çelën ekspozitën “Unë jam shqiptar”, ku përfshihen materiale fotografike mbi diasporën shqiptare. Kjo ekspozitë, pas Prishtinës dhe Prizrenit, udhëtoi drejt Shkupit në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 140-vjetorit të …

U çel ekspozita “Unë jam shqiptar” në Shkup Read More »

Me mbarimin e sezonit turistik në Shqipëri ndryshon orari i vizitave në Muzeun Historik Kombëtar!

Të dashur miq të Muzeut Historik Kombëtar, Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, datë 16 Tetor, me mbarimin e sezonit turistik në Shqipëri ndryshon orari i vizitave në Muzeun Historik Kombëtar. Orari i ri do të jetë: Nga e marta në të shtunë: 10.00 – 17.00 Të dielën: 09.00 – 14.00 Të hënën pushim. …

Me mbarimin e sezonit turistik në Shqipëri ndryshon orari i vizitave në Muzeun Historik Kombëtar! Read More »