“Arti pasqyrë e shpirtit” mblodhi në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar, disa dhjetëra nxënës të shkollës 12-vjeçare jopublike “Faik Konica”. 330 punime në pikturë do të ishin pjesë e të njëjtës ekspozitë. Në të ishin përfaqësuar nxënës të klasave të ndryshme të kësaj shkolle. Ekspozita në fjalë kishte si koordinatore znj.Atmira Rira. “Arti pasqyrë e shpirtit” dhe 330 punimet në teknika të ndryshme të pikturës erdhi pas një viti të tërë pune dhe sfidash në lëndën e Artit Pamor, gjë që frekuentohet edhe më parë në shkollën 12-vjeçare jopublike “Faik Konica”. E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe Ministrka e Arsimit znj.Mirela Karabina. Për nxënësit u shpërndanë çmime si dhe disa certifikata inkurajuese.