Të dashur fëmijë, kudo që ndodheni
👉Ejani në Muzeun Historik Kombëtar!
➡️ “Arkeologu i Vogël” ju pret.
Sot, ishin nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno” për të mësuar si të zbulojnë objektet e lashtësisë.
➡️ “Arkeologu i vogël” është një projekt, i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri. ➡️ Fëmijët bënë një guidë në pavijonin e lashtësisë.
➡️ Më pas vijuan me gërmimet dhe në pëfundim plotësuan fjalëkryqin me fjalë nga arkeologjia dhe vizatuan objekte dhe mozaikë që panë në pavijonin e lashtësisë.
👉Bota bëhet më e bukur me fantazinë tuaj 👧👦
Edukimi Përmes Kulturës