Të dashur fëmijë, kudo që ndodheni
👉Ejani në Muzeun Historik Kombëtar!
➡️ “Arkeologu i Vogël” ju pret edhe gjatë sezonit veror.
Sot, ishin fëmijët e Kampit veror të Qendrës së Kurseve “Epa center” në Tiranë për të mësuar si të zbulojnë objektet e lashtësisë.
➡️ “Arkeologu i vogël” është një projekt, i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri.
➡️ Fëmijët bënë një guidë në Pavijonin e Lashtësisë.
➡️ Më pas vijuan me gërmimet dhe në pëfundim plotësuan fjalëkryqin me fjalë nga arkeologjia dhe vizatuan objekte dhe mozaikë që panë në Pavijonin e Lashtësisë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është, që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërm imeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.