Muzeu Historik Kombëtar organizoi një aktivitet në kuadër të 14-vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Shkolla e Kuqe” në Tiranë.
Në emër të drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi,, përshëndeti specialistja e Sektorit të Programeve Edukative, Sonjela Babaliu, e cila foli mbi jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës. Më pas nxënësit e klasave të 9 të Shkollës së Kuqe recituan poezi të Shenjtores shqiptare dhe lexuan shprehjet më të famshme të Saj. Gjithashtu, nxënësit kishin përgatitur dy postera me shprehjet e Nënë Terezës, si edhe kishin vizatuar një portret të saj.