NJOFTIM për vend të lirë pune “Specialist”, në MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR

Në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës”, i ndryshuar, në Rregulloren e Organizimit dhe Funksionimit të Brendshëm së Muzeut Historik Kombëtar miratuar me Urdhrin Nr. 509 datë 09.12.2020 të Ministrit të Kulturës, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Historik Kombëtar shpall procedurat e konkurimit:

Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni “Specialist”. Kategoria e pagës IV-A.

Përshkrimi përgjithësues i pozicionit të mësipërm është:

1. Përgjigjet për nxitjen e imazhit publik të muzeut, komunikimit të jashtëm, kërkimet dhe zhvillimet për audiencë, si dhe për mbledhjen e fondeve.

2. Sugjeron dhe zbaton metoda për zhvillimin e mëtejshëm të audiencës, si dhe të marketingut të zbatueshme për institucionet jofitimprurese dhe muzetë ne veçanti.

3. Identifikon mundesitë për sponsorizime nga donatorë individualë dhe biznese, si dhe mundësi të tjera për bashkëfinancimin e projekteve.

4. Në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, përgatit dhe ndjek programin e transparencës për Muzeun Historik Kombëtar.

5. Bën studime mbi vizitorët dhe harton planin e menaxhimit të tyre.

  1. KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA

1.1. Kandidati për Specialist duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si vijon:

a. Të jetë shtetas shqiptar.

b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

c. Të zotërojë gjuhën shqipe të folur dhe të shkruar;

ç. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme për vendin përkatës të punës.

d. Të jetë në kushte shëndetsore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

e. Të ketë cilësi të larta morale e qytetare.

ë. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje.

f. Ndaj tij/saj të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

g. Të ketë referencë pune nga punëdhënësi i mëparshëm.

  1.2. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a. Arsimi profesional: I lartë/Master shkencor në Shkenca Shoqërore.

b. Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në fushën e marketingut.

c. Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe organizuese.

ç. Të ketë dëshmi të njohjes së të paktën një gjuhe të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze. 

    Zotërimi i gjuhëve të tjera shtesë përbën përparësi në përzgjedhjen e kandidatit.

d. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë të kompjuterit.

e. Të njohë dhe të zbatojë kodin e etikës në punë dhe të jetë i/e gatshëm/e të punojë në grup.

f Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në orare të ndryshme, edhe në fundjavë, në varësi të orarit të muzeut dhe aktiviteteve që zhvillon muzeu.

2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a. Fotokopje e kartës së identitetit.

b. Jetëshkrim (Curriculum vitae);

c. Kopje diplome dhe listë notash e noterizuar;

ç. Certifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);

d. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e noterizuar;

e. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);

f. Raport mjeko-ligjor;

g. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore;

h. Referencë pune.

–  Afati i dorëzimit

Data e fundit e aplikimit:   26.06.2023, ora 16:30.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose pranë protokollit të Muzeut Historik Kombëtar brenda datës 26.06.2023, brenda orës 16:30 ose në mënyrë elektronike në adresën  muzeuhistorikkombetar@mhk.gov.al.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, 

eksperiencën e tyre të mëparshme.

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni do të shpallet në faqen zyrtare të institucionit (www.mhk.gov.al).

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *