Delegacioni i lartë kinez njihet me historinë e popullit shqiptar

Muzeun Historik Kombëtar e vizitoi një delegacion i nivelit të lartë të Partisë Komuniste të Kinës kryesuar prej Zhao Hongzhu, Sekretar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK dhe Zv. Sekretar i Komitetit Qendror për Inspektim Disiplinor të PKK. Guidën në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar e udhëhoqi vetë drejtori i këtij institucioni z. Melsi Labi. Delegacioni në fjalë u njoh me historinë e popullit shqiptar duke filluar nga antikiteti, pra pavijoni i Lashtësisë e për ta përfunduar këtë vizitë me pavionin e Luftës Nacionalçlirimtare. Delegacioni shoqërohej edhe prej Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu.
14184339_1230302777032493_5358488137905608956_n 14184375_1230302693699168_8081816865224635068_n 14237654_1230302690365835_2593082120506783492_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *