Muzeu Historik Kombëtar vazhdon me aktivitetete edukative-argëtuese me fëmijët e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Muzeu Historik Kombëtar shkoi aty ku ndodhen fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Për të kthyer sado pak buzëqeshjen fëmijëve që ndodhen në hotel “Aler”, Golem, por edhe të gjithëve banorëve aty, Muzeu Historik Kombëtar prezantoi projektet “Muzeu Lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël”.
Fëmijët kaluan disa orë duke u njohur me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet ekspozitës me objektet e riprodhuara. Po ashtu, ata patën mundësinë të ishin arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike shqiptare. Gjatë këtyre aktiviteteve, fëmijët kryen dhe vizatime, ngjyrosje, forma me plastelinë etj.
Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Muzeu Historik Kombëtar mundi të largojë sado pak trishtimin nga sytë e fëmijëve.

78197924_3007956669267086_7219082796071911424_o 79765980_3007956562600430_9072565878142271488_o 79444955_3007955869267166_5968029672527626240_o 78788858_3007954139267339_5632031589232803840_n 79160737_3007954029267350_8099498684560965632_n 79007341_3007953799267373_5989039007567183872_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *