“75 vjetori i çlirimit të Shqipërisë”

 Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, më 14 nëntor 2019, ora 11:00, Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i kujtesës historike kombëtare çel një ekspozitë me fotografi, harta dhe armatime, nga vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kësaj epopeje të ndritur të kombit shqiptar. Në ekspozitë do të ketë edhe libra të kohës së luftës, si edhe libra të shkruar nga dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të cilët veç aktit heroik të sakrifikimit për lirinë e Atdheut na kanë lënë edhe një trashëgimi të çmuar letrare.

Ju mirëpresim nesër, datë 14 Nëntor 2019, ora 11:00, në Hollin Kryesor pranë Muzeut Historik Kombëtar!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *