U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita me titull “Dekorata dhe medalje”.

Ekspozita paraqet dekorata dhe medalje të cilat u janë akorduar personaliteteve shqiptarë dhe të huaj për merita të jashtëzakonshme për lartimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë. Një pjesë e dekoratave që do të ekspozohen ruhen në fondet e Muzeut Historik Kombëtar dhe ekspozohen për herë të parë në këtë ekspozitë si dhe një pjesë, nga fondi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, tha se është kënaqësi e veçantë që sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar mirëpresim këtë ekspozitë të veçantë, duke vënë theksin në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave si dhe në vazhdimin e bashkëpunimeve të mëtejshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Ardit Bido, u shpreh se është kënaqësi që pasuria e objekteve muzeale të jetë e aksesueshme për të gjithë, disa prej këtyre dekoratave janë vërtet të bukura si nga pikëpamja stilistike por edhe prej vlerave që mbartin të një rëndësie të veçantë, është një shans i mirë që këto pasuri të mos jenë më të fshehura por të jenë të aksesueshme nëpërmjet këtyre aktiviteteve.

Ky aktivitet u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

74604646_2934290206633733_7799234136463376384_o 74359454_2934290053300415_5937162172068003840_n 75580250_2934255019970585_3397192670118936576_n 69745442_2934254909970596_7582496871092846592_o 74569607_2934254803303940_1471358664924200960_o 74481240_2934254683303952_4946581136940728320_o 75252880_2934254546637299_8510904728442372096_o 75478505_2934290693300351_6322835404726730752_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *