“Tetralogjia e Kohëve”

Sot, në Muzeun Historik Kombëtar u bë promovimi i librit të autorit greko-qipriot Jorgos Filipou Pieridhi me titull “Tetralogjia e Kohëve”. Veprat e tij janë përkthyer në rusisht, rumanisht, arabisht, gjermanisht, suedisht, anglisht dhe në gjuhën kineze. “Tetralogjia e Kohëve” është ndër krijimet e tij më përfaqësuese, e cila prezantohet së fundmi dhe në gjuhën shqipe.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, shprehu kënaqësinë e veçantë që një vepër e tillë vjen për herë të parë në gjuhën shqipe dhe promovohet në ambientet ne Muzeut Historik Kombëtar duke përkuar kështu dhe me muajin e leximit “Tetori i librit” si program i shpallur nga Ministria e Kulturës.
Drejtori Koçi gjithashtu u ndal edhe në rëndësinë e veçantë që përmban kjo vepër e autorit Pieridhi në aspektin historiko-letrar dhe artistic duke pasqyruar jetën e kulturën e Qipros, kryesisht gjatë tridhjetëvjeçarit të fundit të shek XX duke dhënë kështu pamjen e plotë të një vepre në prozë që nderon krijimtarinë letrare neohelenike.

Aktiviteti u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri dhe Shtëpinë Botuese “Toena”.

75210265_2897113703684717_4295018268671868928_o 72745462_2897113310351423_2939997773736443904_o 74298648_2897113237018097_19534825522200576_o 75226446_2897114513684636_3054458789613797376_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *