U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita “Vetmia e ëngjëllit – La solitudine dell’Angelo”
Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë morën pjesë: Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, z. Giammarco Puntelli, autor dhe kritik arti, artisti Armando Xhomo, si dhe shume dashamirës të artit e kulturës.
Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Kur e nisëm këtë bashkëpunim pata kënaqësinë për tu njohur jo vetëm me veprat por edhe me faktin që pas Berlinit stacioni tjetër do ishte Tirana, kjo ekspozitë do të bëjë të mundur që ne të arrijmë të kemi një qasje tjetër ndaj artit që ekspozohet nëpër muzetë dhe galeritë italiane. Ne e mirëpritëm këtë ekspozitë me sigurinë se do të zgjojë kureshtjen e publikut të kryeqytetit, ju falenderoj dhe ju uroj suksese”.
Autori, z. Giammarco Puntelli u shpreh se: “Ju falenderoj per pjesëmarrjen, kjo nuk është vetëm një ekspozitë por edhe një projekt, “La solitudine dell’Angelo” është gjendja e artistit bashkëkohor, shpesh i izoluar dhe vetëm në krijimtarinë e tij. E gjithë kjo kujton letërsinë dhe kinematografinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX mbi reflektimet e intelektualit dhe artistit, ju falenderoj sërish dhe në veçanti drejtorin dhe stafin e muzeut për bashkëpunimin”.
Ky aktivitet u organizua nga Akademia e Torre Carrara dhe Arte Mondadori në Itali në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.