Gjatë ceremonisë së hapjes të ekspozitës fotografike: “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë”, organizuar nga qendra DMO ALBANIA në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës dhe Muzeun Historik Kombëtar.
Ky projekt i DMO ALBANIA synon të promovojë Shqipërinë, dhe të edukojë rininë me artin e bukur të fotografisë. Në këtë mbrëmje u shfaqën rreth 100 foto të përzgjedhura të konkursit fotografik të hapur për 3 muaj rresht (maj-qershor 2019).
Ky aktivitet përveç faktit që ndihmon në promovimin e vendit tonë, gjithashtu inkurajon dhe motivon të rinjtë që ta duan vendin e tyre dhe mbi të gjitha, ta promovojnë atë. Ndër vite ky ka qenë dhe është edhe qëllimi kryesor i Muzeut Historik Kombëtar të promovojë vlerat historike dhe kulturore të Shqipërisë.