Ekspozita “Hello, my name is Tirana” pas suksesit në Muzeun e Bukureshtit, Rumani dhe në Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë do të hapet edhe në Universitetin e Sofjes, Bullgari, më 21 Tetor 2019, ora 16.00, falë bashkëpunimit të Ambasadës së Shqipërisë në Sofje me Universitetin e Sofjes.
“Hello, my name is Tirana” është një ekspozitë fotografike e përgatitur nga Muzeu Historik Kombëtar me 40 foto të periudhave të ndryshme të qytetit që prej vitit 1920 që u shpall kryeqytet i Shqipërisë.
Ekspozita, pasi të hapet në ambientet e Universitetit të Sofjes do të udhëtojë edhe drejt qytetit të Varnës në Bullgari.