Një përfaqësi e Forumit “U’ jam Arbëresh”, vizitoi dje Muzeun Historik Kombëtar, si dhe zhvilluan një takim me drejtorin Dorian Koçi.

Kjo nismë tepër e rëndësishme, ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë identitetin tonë kombëtar, trashëgiminë kulturore arbëreshe: gjuhën, traditat, folklorin dhe ritet fetare, këtë pasuri të çmuar, të lashtë dhe unike edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore, që na bën krenarë dhe që duhet ta mbrojmë e ta promovojmë më së miri.
Themelimi i Forumit “U’ jam Arbëresh” është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian. Pikërisht për të diskutuar mbi këtë forum shërbeu edhe vizita në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar dhe takimi me drejtorin Koçi duke shkëmbyer ide mbi faktet historike arbërore dhe duke arritur në përfundimin se edhe Muzeu Historik Kombëtar do të japë kontributin e tij në zhvillimin e këtij forumi. I pranishëm në këtë takim ishte dhe Ambasadori i Kosovës në Tiranë, z. Syl Ukshkini, duke garantuar që edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij takimi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *